Pak kohë më parë, blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, njoftoi se do të shpërngulej për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me familjen e saj, bashkëshortin dhe 3 vajzat.

Fillimisht ajo vizitoi e vetme New York-un ku edhe lindi vajzën e saj Damar Brooklyn. Më pas Estela Ujka u shpërngul përfundimisht në SHBA me familjen, ku hapi edhe një biznes të sajin.

Por e ardhmja e saj dhe e familjes duket se nuk kanë qenë arsyeja e vetme përse Estela shkoi në SHBA. Blogerja ka treguar përmes një postimi në Instagram se ka bërë një ndërhyrje për të hequr një tumor.

Duke bërë një rezyme të të gjitha gjërave që kishte bërë në 2018-n, Estela zbuloi për herë të parë se ka hequr një “dreq tumori”, siç e quan ajo.

“Hoqa një dreq tumori”, shkruan ajo në Instastory.

Burime për “iconstyle.al” tregojnë se Estela ka bërë një ndërhyrje në gishtin e dorës së djathtë. Pasi bëmë një rishikim të fotove të saj në Instagram, vumë re se blogerja kishte fshehur vazhdimisht dorën e djathtë në përpjekje për të mos ta zbuluar ende ndërhyrjen, të paktën deri dje mbrëma.

Megjithatë pavarësisht vështirësive, ajo e kujton 2018-n si një vit jo edhe aq të keq pasi u bë nënë për herë të tretë, e një vajze të cilën e lindi në SHBA.

“2018-ta ime nuk ishte dhe aq i keq duhet të them”, shkruan Estela në njërën nga fotot ku tregon vogëlushen e saj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/blogerja-e-njohur-shqiptare-paska-luftuar-me-tumorin-dhe-aks-612399/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here