Nje spektakël bukurie, i kthyer në traditë për Kanadanë, Miss Universe Canada, edhe sivjet do të kurorëzojë vajzën më të bukur, që do të përfaqësojë vendin në garën vjetore për Miss Universe.

Mes vajzave konkurrente është edhe 22 vjeçarja nga Kosova, Blerta Mahmuti.

E lindur në Pejë, Blerta është shpërngulur në Otavë të Kanadasë, si pasojë e luftës në Kosovë, në vitin 1999. Ajo studion për mjedis dhe biologji në Carleton University, ndërsa punon në MBNA Bank of America.Përveç studimeve, Blerta është pianiste e arsimuar në Konservatorin mbretëror të Kanadasë.

Pasioni i Blertës për modën ka ndikuar në shprehjen e saj artistike nëpërmjet muzikës, modelimit dhe projekteve personale. Ajo ka qenë pjesë e disa ngjarjeve të modës, duke përfshirë edhe Javën e Modës në Otavë, transmeton portali Zhurnal.

Miss Universe Canada do të mbahet në Toronto, ku 60 vajza nga Kandaja do të qëndrojnë atje nga data 17 deri me 26 qershor, ndërsa kurorëzimi i Miss Universe do të bëhet më 25 qershor 2011.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here