Ajo e ka vendosur. Jo se nuk e ka bërë këtë gjë më parë, por këtë herë vjen si profesioniste. Pas një eksperience të gjatë si kërcimtare në Amerikë, Blerta Gaçe, motra e këngëtares Aurela Gaçe sjell një këngë, duke u paraqitur në këtë mënyrë para publikut shqiptar si këngëtare.

E vendosur tashmë prej 10 vitesh në Amerikë, Blerta e ka konsideruar veten të gatshme për të bashkëpunuar me profesionist dhe në këtë mënyrë t’i futet seriozisht rrugës së muzikës, e pse jo, ajo e ka edhe në gjak!.

E kontaktuar nga gazeta, ajo është shumë e lumtur për këtë projekt të ri. “Doja të kompletohesha. Ti ndërthurja aktrimin, kërcimin dhe këndimin. Talenti për këngë nuk më ka munguar. Ju futa punës seriozisht dhe sot ka ardhur dita ta paraqes këtë punë”-tregon Blerta. Për të ky është momenti i duhur për të hyrë në këtë treg, në të cilin synon të prek jo vetëm atë shqiptar, por edhe amerikan, ku vajza vlonjate prej vitesh jeton. Kënga është e rrymës “World pop”. Është një kompozim i Darko Dimitrov, teksti nga Marin Janço, dhe në violinë Përparim Zeqiraj. Titullohet “Je ti” dhe do të publikohet në dy versione, shqip edhe anglisht.

E ajo nuk nguron të jetë modeste duke u shprehur se: “Doja që kjo këngë të ishte sa më e vërtetë dhe të më përfaqësonte mua si artiste. Unë e shikoj veten si kërcimtare fillimisht, interpretuese dhe pastaj këngëtare. Synimi fillimisht ka qene të sillja një rrymë të re në muzikën shqiptare dhe të kem mundësinë të ndaj dashurinë që kam për muzikën me audiencën. Nuk mendoj se ka gëzim me të madh sesa kur jep dashuri”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçëse të presim shumë pak ditë, e të dëgjojmë një zë tjetër të familjes Gaçe.

Kush është Blerta

Ajo zbuloi talentin e saj për të kënduar dhe kërcyer që kur ishte 5 vjeç, por vetëm pas disa vjetësh vendosi të zëvendësonte këpucët e saj të vallëzimit, në këmbim të librave të shkollës dhe mendoi një ditë të ndiqte shkollën për Drejtësi. Disa vjet më vonë ajo nuk refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së performueses dhe filloi të dilte nga shkolla e saj më herët për të marrë pjesë në provat e motrës së saj më të madhe në Akademinë e Arteve Dramatike në Tiranë.

Më vonë ajo u bë e para balerinë profesioniste shqiptare e belly dance, duke fituar respektin e një arti që është njohur me vështirësi në kohë. Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, Blerta u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe pas disa vitesh në Neë York City, ku morri trainim dhe studim në Neë York Film Academy dhe në legjendaren shkolle teatri muzikor Neighborhood Playhouse School of the Theatre./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here