Ndonëse duke përfaqësuar shtete të ndryshme, megjithatë katër shqiptare (tri nga Kosova dhe një nga Shqipëria) ishin pjesë e spektaklit të bukurisë “Miss Globe International 2010” që u mbajt me 26 dhjetor në Qipro.

Përkundër tri të tjerave që përfaqësuan Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën, vetëm bukuroshja nga Besiana e Kosovës, e cila përfaqësoi Austrinë, arriti të rrëmbejë një çmim. Kjo është Blerta Kastrati “Miss Globe Austria”, e cila fitoi çmimin “Model of Model”. Pas përfundimit të spektaklit, Blerta tregon për “Zërin” përshtypjet që i ka kaluar gjatë ditëve sa ka qëndruar në Qipro.

“Prej datës 20 dhjetor deri më 5 janar kemi qenë në Qipro. Atje kemi kaluar shumë mirë. Për mua ishte hera e parë që marr pjesë në një garë ndërkombëtare të bukurisë, nga e cila kam përfituar një eksperiencë shumë të madhe”, shprehet Blerta e cila nuk dëshiron të komentoj shumë rreth çmimeve duke ua lënë si punë të jurisë.

“Është e vërtet që nuk fitoi asnjëra çmimet kryesore, por kjo është detyrë e jurisë dhe ata kanë vendosur se kush duhet të jetë fituese. Unë nuk kam përgjigje për këtë. Atë çfarë mund të them është se ishte kënaqësi që morën pjesë në këtë eveniment të bukurisë” sqaron ajo. Mirëpo, edhe çmimin të cilin e ka fituar për Blertën ka një veçanti të madhe.

Ajo mendon se ky çmim do të i hap rrugë të reja në botën e modës. “Jam e gëzuar shumë për vlerësimin e jurisë, sepse unë merrem me modelim dhe për mua është vazhdim i karrierës time në këtë fushë të modës”, pohoi 19-vjeçarja, e cila shtoi se ka në adresë të saj janë ofruar shumë kontrata për firma të njohura por i mbetet asaj që të zgjedh më të mirën.

“Pas spektaklit shumë kompani na kanë ofruar kontrata, por nuk dua të ngutem për ta zgjedhur atë më të favorshmen për mua”, u shpreh ajo duke falënderuar shoqatën e manekineve “Freedom” nga Prizreni për mbështetjen që ia ka dhënë.

Ëndërron ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare

Pas shpërblimit “Miss Salzburg 2010” që mori vitin e kaluar në Austri, bukuroshes Kastrati iu hapën dyer të reja si në fushën e modës ashtu edhe të spektakleve të bukurisë.

“Është kënaqësi e madhe që të jesh edhe modele, por edhe miss. Për mua që të dyja janë mira, sepse në çdo eveniment që organizohet qoftë për modelim apo miss fiton përvojë dhe shumë gjëra tjera interesante të cilat nuk arrin asnjëherë tjetër në jetë”, ka thënë ajo.

Edhe pse deri tash Blerta është prezantuar si përfaqësuese austriake, ajo ëndërron që ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në ndonjë garë botërore. “Dëshira ime është që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare” shtoi në fund të bisedës për gazetën tonë.

Duhet theksuar se çmimin kryesor në spektaklin “Miss Globe International 2010” e ka fituar Solis Duran nga Spanja, e përcjellë nga Ana Botova e Rusisë si dhe në vendin e tretë është renditur Laura Contreras nga Venezuela./ Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here