Këngëtari kosovar Blero së shpejti pritet të vijë me një projekt të ri muzikor – një këngë të titulluar “Dance”.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi.com Blero ka treguar se kënga “Dance” në të vërtetë është ripërpunim i këngës “Lej lim lej” nga këngëtari turk Ibrahim Tatlises.

“Për 10 ditë do ta lansoj një singël, i cili quhet ‘Dance’. Kjo këngë është një ripërpunim i këngës ‘Lejm lim lej’nga këngëtari i madh turk Ibrahim Tatlises. Në këtë singël do të jem bashkë me dy bashkëpunëtorët e mi më të afërt, Cekiç dhe Astrit Staf”.

“Kemi dy muaj që punojmë në këtë këngë dhe më në fund e kemi përfunduar. Klipin normalisht do ta realizojë produksioni ‘Asha’. Pas shumë diskutimeve për një ide adekuate kemi ardhur në përfundim se si do të realizohet ky klip”, ka thënë Blero për Telegrafi.

Blero ka shtuar se ai ka vendosur për ta përpunuar këtë këngë pikërisht për shkak se ajo i pëlqen shumë edhe vetë atij.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua që ta marr këtë vendim për ta ripërpunuar këtë këngë. Por unë gjithmonë e kam dashur këtë këngë dhe më në fund e vendosa, duke shpresuar që ky ripërpunim edhe publikut do t’i jep çaste të mira”, ka shtuar Blero.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here