Këngëtari Blero ka publikuar këngën e re bashkë me klip. Kënga mbanë titullin “The Walls” dhe është e punuar në duet me këngëtarin Bojan.

Kënga është kolona zanore e serialit vendor “Muret” ku luajnë disa nga aktorët më të njohur, si Enver Petrovci, Blerim Gjoci, Marija Vickoviq, Amernis Nokshiqi, Basri Lushtaku, Ivana Kovaceviq, Veton Osmani dhe Shkelzen Veseli.

Që Blero do ta interpretonte këngën e serialit ishte lajmëruar shumë më herët, por klipi i këngës është publikuar vetëm sot. Kënga është e gjitha në gjuhën angleze.

Përveq Bleros në muzikën e këngës kanë marrë pjesë edhe Zzap&Chris. Nga komentet e deritanishme kënga po pëlqehet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here