Blero nuk xhelozonte Teuten kur puthte dikë tjetër Pjesëmarrësit në edicionin festiv të emisionit Prive kanë treguar edhe disa gjëra interesante nga jeta e tyre.Natyrisht se Blero vazhdon të jetë ndër personazhet më të përfolura të skenës dhe një nga komentet që bëri ai, kishte të bënte me ish-gruan.

Kur po flitej për xhelozinë, këngëtari ka treguar se ai nuk ishte aspak xheloz kur Teuta Krasniqi puthej me dikë në skenë gjatë roleve të saj.

Ai ka thënë se i kuptonte kërkesat e profesionit, ashtu që ishte pajtuar me diçka të tillë.

Mirëpo, kolegët e tij hezitonin të pranonin se do të reagonin ngjashëm po të ishin në pyetje gratë e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here