Blero Muharremi me studio të reBlero Muharremi ka ndërruar ambientin e studiove të tij.Ka kohë që këngëtari dhe producentët me të cilët ai punon kanë punuar ndaras, kurse tash shtëpia e tyre e re duket të jetë finalizuar.

Gjithnjë sipas postimit të këngëtarit në Instagram, duket një ambient mjaft i ngrohtë me ngjyra inspiruese, që e karakterizojnë studion e re, për dallim nga ajo e vjetra që ishte e karakterit më serioz në një lagje tjetër të qytetit të Prishtinës.

“Studio e re, dimension i ri, valë e re”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe Blero raportohet se do të lansojë së shpejti këngën e re në bashkëpunim me Onatin e grupit TDS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here