Këngëtari kosovar Blerim Muharremi i njohur si Blero, javën që vjen do të jetë konkurrent në festivalin ‘Top Fest 8’.

Blero, në një bisedë për Telegrafi.com ka njoftuar se kënga me të cilën do të konkurrojë është punuar nga Çekiçi dhe është një këngë me një ritëm ‘house’ dhe ‘RnB’, duke shtuar se për të dhe fansat e tij pjesëmarrja në këtë festival ka një rëndësi të madhe.

“Ka dalë një këngë interesante, është e punuar nga Çekiçi me ritëm ‘house’ dhe përzierje ‘RnB’. Paraqitja ime në ‘Top Fest’ do të thotë shumë për mua dhe fansat e mi. Më pëlqen që është ‘live’ dhe besoj që do të jetë shumë interesant”, ka përfunduar Blero. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here