Dhurata AhmetajNjë këngë shumë verore që shpejt mund të bëhet hit është videokënga me titull “Prekja jote”, që sapo ka lansuar këto ditë këngëtarja simpatike Dhurata Ahmetaj.

Kënga është gatuar në studion e Bleros ndërsa videoja është realizuar nga produksioni “ASHA”.

Dhurata në këtë video paraqitet shumë hot, madje me një stil të ri të flokëve kaçurrele që fansat e kanë pëlqyer shumë.

Por, kjo nuk është ë tëra në lidhje më këtë lajm, pasi tashmë është raportuar se kënga ka ngjashmëri të madhe me këngën “Drums” të Alexundër Base. Duket sikur edhe Blero këtu ka bërë një “prekje” të notave muzikore që ngjasojnë me këngën në fjalë. Ju ftojmë të ndiqni dy videot më poshtë.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=NvlWDCVYEK0

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here