Blero ja pse shkova me ish-gruan në ParisBlero ka shuar çdo thashethem eventual për një ribashkim me ish-gruan e tij, Teuta Krasniqi, pas shkuarjes së tyre të përbashkët në Disneyland të Parisit.

Lajmi se ish-çifti do të udhëtonte bashkë drejt Francës, bëri bujë të madhe në media, ndërsa edhe pse të dy e sqaruan se ky udhëtim bëhej për vajzën e tyre, media të ndryshme rozë kanë vazhduar të jenë skeptikë për raportin mes këngëtarit dhe aktores.

Por, Blero ka postuar një fotografi me vajzën e tij, Tara dhe ka sqaruar edhe një herë se ajo është arsyeja e vetme pse ai ndodhet atje.

“Ti dhe vetëm ti je arsyeja pse unë jam këtu! Duke u kënaqur me vogëlushen time Tara”, ka shkruar këngëtari.
Ndërkaq, një fotografi me vajzën nga Disneylandi i kryeqytetit francez, e ka publikuar më herët edhe Teuta, me mbishkrimin: “Përqafime nga Disneylandi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here