Blero Muharremi këto ditë po qëndron i mbyllur në shtëpi, ndërsa kohë pas kohe përmes rrjeteve sociale thotë se po i mungon Afrona.

Këngëtari gjatë kësaj periudhe ka anuluar të gjitha planet që kishte në muzikë, për shkak të pandemisë.

Së fundi, përmes një lidhje me Skype për emisionin “Rudina”, këngëtari bëri të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ai tha se këtë operim e ka kryer javën e kaluar, por nuk preferoi të zbuloi se për çfarë ndërhyrje bëhej fjalë.

Blero tha se është diçka shumë personale, por tani po pushon në shtëpi dhe është mirë me shëndet.

Për ndryshe, Blero është baba i një vajze, emri i së cilës është Tara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here