Blero: E vërteta e operacioneve plastik dhe kontrollit të policisë Blero Muharremi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë emri më i përfolur nga portalet kosovare.

Ai u fol për një kontrollë policore dhe përsëri për operacionet plastike. I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari ka sqaruar për çështjet për të cilat iu lakua emri.

“Mbrëmë pas lojës kemi dal me festu me Afronën dhe për shkak se ka pasur shumë komunikacion dhe njerëz që kanë dal të festonin dhe ka qenë vetëm një kontroll rutinore” ka thënë ai.

Kurse, sa i përket operacioneve plastike, këngëtari ndjehet i lodhur duke folur për këtë temë.

“Jam lodh duke folur për ketë temë, për hundë OK por buzë është e tepërt, me pas qenë femër kish qenë e arsyeshme por unë jam mashkull dhe nuk bëj një gjë të tillë” janë fjalët e Bleros.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here