BleroËshtë folur shumë për një duet të mundshëm mes këngëtarit Blero dhe këngëtares superseksi Fjolla Morina.

Vetë këngëtari Blero, ka hequr të gjitha dilemat, duke konfirmuar duetin përmes një fotografie bashkë me Fjolla Morinën në studion e tij “Elephant”, transmeton Magazina.al

“Nuk është destinacion, është udhëtim, në studio me Fjolla Morinën”, ka shkruar Blero në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe këngëtari ka publikuar këto ditë bashkëpunimin e tij me Ukin, i cili është pritur mjaftë mirë, e po ashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina kohë më parë ka publikuar bashkëpunimin me Elinel, kënga e tyre “Trileqe” tashmë ka disa miliona klikime.

Se çfarë pritet të sjellin bashkë Fjolla e Blero, mbetët të shihet në ditët në vazhdim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here