Artistet shqiptarë, megjithese shpesh marrin shuma te majme per performancat e tyre, ka raste kur ata interpretojne pa pagese, per qellime bemiresie.

Nje rasti i tille social, i nje te riu nga Kosova, i cili lengon nga nje semundje e rende, do te bashkoje te merkuren (16 mars) disa kengetare dhe DJ te njohur, qe do te performojne ne nje mini koncert bamiresie, ne nje nga klubet e nates ne Prishtine.

Mes emrave te kengetareve pjesemarres, tashme jane konfirmuar Blero, Ermal Fejzullahu, Hekuran Krasniqi, grupi TDS etj. Mjetet e mbledhura ne kete mbremje do t’i dedikohen sherimit te te riut ne nevoje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here