Blero ka gati albumin e ri të cilin do ta sjellë këtë verë, e që është përplot këngë të reja dhe befasi, ndërkohë që ka bërë të ditur se albumi do të mbajë emrin e vajzës së tij, Tara.

“Më të rejat janë se e kam përfunduar albumin që e mban emrin e vajzës sime Tara. Ky album përmban 14 këngë, ku 12 prej tyre janë të reja, kurse brenda 10 ditëve do të fillojë të transmetohet klipi që do ta udhëheqë albumin.

Promovimi i albumit do të bëhet më 24 qershor”, ka thënë Blero në një intervistë për Kosova Sot.

Këngëtari, i cili ka një vajzë me aktoren Teuta Krasniqi, ka njoftuar se martesa e tyre do të realizohet në muajin shtator, porse më vonë do të dihet data e saktë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here