Kreatorja Blerina Kllokoqi Rugova më 4 prill do të sjell koleksionin e saj më të ri, si pjesë e Javës Kosovare të Modës.

Tashmë e gjitha është gati për të përcjellë koleksionin më të ri të veshjeve të saj, me “Sheshin 21” dhe “Geciani Fashion Grup” që do të jenë nikoqirët e mbrëmjes.

Si mysafire speciale në “Kosova Fashion Week “, përmes linjës së saj “Haute couture”, Blerina do të prezantojë 30 krijime të reja, ku dominon glamuri dhe eleganca. Inspirimi i dizejnatores janë lulet, simbol i ringjalljes së natyrës dhe forcës ndërlidhëse mesë diellit dhe tokës.

Koleksioni, i cili titullohet “Gogh”, është shprehja më origjinale e ndërlidhjes së këtij koleksioni me konceptin e inspirimit, një dedikim në motiv dhe stil.

Nga dymbëdhjetë lule dielli mund t’i gjeni në secilin nga fustanet e prezantuara dhe më tepër së kaq, materialet e përdorura janë tantelat, rruazat dhe thurjet. Ngjyrat dominuese, janë tonet intensive dhe ngjyrat neutrale.

“Qëllimi im kryesor ishte realizimi i një sfondi në veshje, për të përfituar, imazhin e pastër të punës me vaj në kanavacë”, ka thënë dizejnatorja Blerina për Telegrafin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here