Këngëtarja Blerina Kastrati aktualisht është e fokusuar në studimet.

“Po mendoj të realizoj një klip, ndonëse ende jam konfuze për këtë gjë, e gjithashtu po mendoj të realizoj edhe një këngë për festivalin ‘Top Fest 8’, por edhe për këtë nuk jam plotësisht e sigurt.

Mund të them se planet rreth muzikës nuk mungojnë, por tani e kam të pamundur të krijoj diçka të re sepse po kam angazhime të shumta në fakultet”, ka theksuar Blerina për të përditshmen “Infopress”.

Blerina, e cila më shumë pëlqen të kultivojë zhanret e muzikës së lehtë, nuk ka përjashtuar që në të ardhmen të sjellë edhe këngë me më shumë ritëm.

“Siç edhe dihet, gjithmonë muzika komerciale të sjell përfitime material më të mëdha. Në të ardhmen do të provoj, por jo tipike komerciale, pasi që vetë jam autore e këngëve të mia. Unë vendosi deri ku është ai limit i komercializimit”, ka përfunduar Blerina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here