Blerim Destani edhe një herë ka mohuar se ai ka diçka më shumë se sa një shoqëri të mirë me këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu.

Tuna ishte përfolur disa herë për një lidhje me aktorin shqiptar nga Maqedonia, madje ishte shkruar se dyshja ishin parë së bashku në një hotel në Prishtinë. Por gjatë një interviste të fundit për Standard, Blerimi ka thënë se këngëtarja është “vetëm një nga mikeshat” e tij.

“Nuk më bëjnë fare përshtypje thashethemet. Nëse gjykohet sipas thashethemeve, del se unë deri tani duhet të kisha qenë nja dhjetë herë i fejuar, nja gjashtë herë i martuar e kështu me radhë…”.

“Parimi im është që mos t’i komentoj thashethemet e shtypit rozë. Tuna është vetëm një nga mikeshat e mia”, ka thënë Blerimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here