Blerim Destani në Festivalin e Filmit në TorontoFestivali i 34-t i filmit në Toronto është hapur pak ditë më parë me premierën botërore të filmit biografik për Carls Darvinin “Krijimi”.

Në programin e Festivalit të 34-t të filmit në Toronto do të shfaqet edhe filmi “Get Low”, film ku aktori shqiptar Blerim Destani ka luajtur përkrah legjendës së filmit, Robert Duvall. Filmi është me skenar të C. Gaby Mitchell, Chris Provenzano, ndërsa regjisor i filmit është Aaron Schneider (fitues i çmimit ‘Oscar’ për filmin e shkurtër “Two Soldiers” në vitin 2004).

“Get Low” është në produksion të kompanisë “Zanuck Company me producent Dean Zanuck, i cili është nipi i njërit nga themeluesit e industrisë kinematografike të Holivudit Darryl F. Zanuck.
Pas roleve në filmat “Truth About Men” dhe “At World’s End”, angazhimi i Blerimit në filmin “Get Low” është një sukses i veçantë për karrierën e tij.

Projekti “Get Low” është një ndër filmat i cili pritet të fitojë vlerësime dhe çmime të rëndësishme, ndërsa roli i aktorit tetovar,Blerim Destani ka shkëlqyer në këtë film përkrah ikonës së aktrimit, Robert Duvall si dhe yjeve të kinematografisë siç janë Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here