Ai është një nga meshkujt që sa herë që shihet me një femër, të gjithë janë gati ta konsiderojnë të lidhur me të.

Kështu ka ndodhur më herët me personazhe mediatike si Albana Osmani, Altuna Sejdiu etj., ndërsa këtë herë për aktorin tetovar po spekulohet se po flirton me këngëtaren e muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, e sapo ndarë nga i fejuari, Krenar Çoçaj.

Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, për më tepër duke konsumuar një nga pasionet e aktorit të “Dossier K”, puron kubaneze. Me këtë rast, këtij rituali i është bashkuar edhe këngëtarja që njihet me emrin e artit Duffy, si dhe një mik tjetër i tyre, transmeton portali shqiptar i Maqedonisë “Zhurnal”.

Blerimi njihet si një personazh që ka luksin t’i dhurojë vetes kënaqësinë e veshjeve me emër, automjeteve luksoze, pushimeve në çdo vend të botës etj., por pavarësisht kësaj ai mbetet një mashkull shumë modest, gjë që mund të konstatohet lehtë në çdo intervistë të tij. Ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe sharmi i tij, pasi duket sikur para këmbëve të tij është gati të “bjerë” çdo femër e showbizzit.

Me siguri, edhe këtë herë Blerimi do reagojë duke thënë se “Dafinën e ka thjesht mikeshë”, edhe pse ai nuk e ka zakon t’i mohojë thashethemet! Nga ana tjetër, me njohjet që ka ai ka ndihmuar shumë artistë të rinj drejt rrugës së suksesit, megjithëse ky nuk është rasti i Dafina Zeqirit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here