Aplikacioni për Iphone i cili i dedikohet aktorit të suksesshëm Blerim Destani, këto ditë u paraqit në App Store.

Ky aplikacion është falas dhe përmban informacione për aktorin Blerim Destani siç janë: foto, lajme, video ku do të shfaqen të gjithë trailer- at e filmave të tij, si dhe enkas për fansat e tij është mundësuar që nëpërmjet këtij aplikacioni të komunikojnë drejtpërdrejt me aktorin Blerim Destani në rubrikën Fan Club.

Po ashtu së shpejti është në përgatitje dhe rifreskimi i parë i këtij aplikacioni të cilit i bashkëngjiten edhe risi të tjera siç është opsioni Chat ku të gjithë ata që do marrin aplikacionin e Blerim Destanit nga Apple Store do të mund të komunikojnë në kohë reale me aktorin, po ashtu edhe mes veti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here