Që Blerim Destani është një ndër shqiptarët më të pasur, kjo gjë nuk do të përbënte më lajm. Që gjithashtu ka hapur një linjë të vetën veshjesh, edhe ky lajm është i ditur.

Çfarë nuk dihej akoma ishte një super shtëpi luksoze në një nga vendet më të bukura dhe më të pasura në botë, në Dubai. Kohë pas kohe, Blerimi rri në vilën e tij të pushimeve në Dubai. Veçanërisht kur i duhet një qetësi maksimale për t’u përgatitur për rolet e tij, Destani preferon të qëndrojë në vendin e nxehtë. Mësohet se Blerimi në Dubai është fqinj me çiftin Inva Mula dhe Hetem Ramadani dhe vilat e tyre janë ndërtuar në një nga zonat më të pasura të Dubait, shumë pranë njëratjetrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here