Këngëtarja e cila realizoi turneun e saj në disa nga qytetet më kryesore të Shqipërisë dhe në Prishtinë e Shkup, Bleona Qereti, vjen në rubrikën tonë për të na treguar gjërat që i pëlqejnë dhe nuk do t’i bëjë.

Artistja nuk e mendon kurrë veten në një profesion tjetër dhe pa muzikën, pasi qysh kur ishte e vogël është marrë me këngën. I pëlqen ta gjejë kafen kur zgjohet në mëngjes, nuk i pëlqen të bëjë një jetë si robot, megjithëse është duke e bërë një gjë të tillë për shkak të punës.

Tashmë ka fituar imunitet me gazetarët dhe mediet dhe thashethemet për të nuk i bëjnë përshtypje. Kur i referohet gardërobës së shtrenjtë asaj i pëlqen ta veshë, por nuk tregon çmimin më të shtrenjtë. Ndërsa, Bleona është një vajzë që fal shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here