Bleona, tregohet solidare në Prishtinë Pasuria e Bleonës gjithmonë ka ngjallur interes tek opinioni dhe shtypi rozë.

Është apo nuk është milionere e si ia del jetesës në SHBA janë disa nga pikëpyetjet që ngrihen nga zërat kurreshtarë.

Por duket se me aq sa ka, Bleona ia del dhe ka vullnet të dhurojë për njerëzit në nevojë.

Në disa imazhe të siguruara nga Prive, këngëtarja shihet në rrugët e Prishtinës duke u treguar mjaft solidare. Ajo dhuroi para për skamnorët të cilët kërkojnë lëmoshë në kryeqytet.

Ndryshe, Bleona po shijon ca ditë në trojet shqiptare pas lançimit të këngës ‘Take You Over’ që konkretizoi vite punë të saj. /Prive.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here