Bleona: ’Shqiptarët nuk më duan’Bleona ka falenderuar fansat e saj në Itali për mbështetjen duke pozuar me një fotografi në bikini me flamur italian.

Ajo ka dhënë intervistë për revistën italiane ‘Sky Mag’, të cilën e ka ndarë me fansat ndërsa në foto ka lënë mbishkrimin: “Si mund të mos e dua Italinë kur ata më kanë dhënë kaq shumë dashuri dhe mbështetje”.

Teksa ka folur në këtë intervistë për ëndrrën e saj amerikane të bërë realitet, ajo ka deklaruar se shqiptarët nuk e duan dhe nuk e kanë përkrahur gjatë karrierës së saj.

“Nuk bëjnë tifo për mua. Në Shqipëri, njerëzit janë shumë skeptikë. Kur u kam thënë se do shkoj në Amerikë dhe të bëhem i famshëm, ata thonin se nuk do e realizoja këtë. Por ata që më njohin e dinë se në qoftë se unë them se do bëj diçka, unë e bëj.”-ka thënë Bleona.

SKY e kanë quajtur Bleonën një “yll seksi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar përmes X Factor”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here