Po punon me Timbaland-in  për albumin e saj të parë në anglisht, me të cilin synon të lërë pas të gjitha thashethemet që janë thënë për të gjatë kësaj kohe në trojet shqiptare.

Bleona Qerreti, akuzat për antipatriotizëm i cilëson si “lojë fjalësh”, aq më tepër që gjithçka nisi kur ajo tha në një intervistë televizive për një media në SHBA: “Jam amerikane”.

“Unë jam me shumë fat, pasi i gjithë publiku tashmë e ka kuptuar që kjo është vetëm lojë fjalësh. Ata më mbështesin në çdo mënyrë dhe gjërat automatikisht kthehen më shumë në reklamë se sa pengesë. Kjo është dhe arsyeja që fansat nga Kosova dhe Shqipëria dhe të gjithë viset e tjera shqiptare gjithmonë do të kenë një vend special në zemrën time, pa marrë parasysh sa i madh do të jetë emri im në botë në të ardhmen”, është shprehur këngëtarja, e cila është përfolur edhe sa i takon jetës private.

Në një tjetër intervistë, Bleona ka thënë: “një divë si ajo s’ka kohë për të dashur”, ndërkohë që të gjithë e dimë se prej vitesh ajo është e martuar me Gani Bardhën, me të cilin tani thotë se dëshiron të ketë një fëmijë. “Mezi po e pres ditën kur do të bëhem nënë. Shpresoj që vitin tjetër do të bëhet realitet mbas kaq vitesh martesë. Mirëpo Ganiu më kupton, mbasi ai më ka njohur si këngëtare dhe u martua me një këngëtare, kështu që pasojat diheshin që në fillim! Megjithatë, për momentin këngëtarja shqiptare është fokusuar fort te karriera e saj muzikore, madje pa modesti është shprehur se ajo që po bën është pozicionimi i artistëve shqiptarë në radarin e muzikës botërore, si dhe vendosja e Shqipërisë e Kosovës në hartë një tjetër dimension.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here