Bleona Qerreti: Elvanës dhe Tunës u qoftë hallallNë intervistën e mbrëmshme që u ndoq nga miliona shqiptarë, Bleona Qerreti ka mbështetur pa kushte edhe kolegët e saj. Ajo i tha gazetarit, Arian Çani se në këtë rrugë ku janë shumë kolegë të saj dhe që kanë bërë emër, unë kam kaluar shumë vite më parë.

“Vlerësoj shumë punën e secilit prejt artistëve që po punon për të arritur diçka në karrierën e tij profesionale. E di që duhet shumë mundë dhe sakarificë!” – shtoi Qerreti.

Bukuroshja Bleona Qerreti i tha Çanit se nuk është aspak xheloze që Elvana Gjata dhe Tuna paguhen nga 5 mije Euro në koncert, madje shtoi:

“U qoftë hallall” Kaq lekë edhe une i kam marrë këtu e shumë vite më përpara, por tashmë karriera ime muzikore është në “nivelin zero” në një tjetër stad në SHBA.

Madje nuk ngurroi ta konsideronte një fillim të ri, teksa lajmëroi edhe koncertin e parë më 23 Tetor në Los Angeles duke ftuar gjithë shqiptarët që jetojnë atje që ta ndjekin live.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here