Bleona Qereti, është në prag të përmbylljes së turneut koncertor, për promovimin e albumit të saj të parë ndërkombëtar dhe singlit “Pass Out”, në viset shqiptare.

Këngëtarja është duke finalizuar përgadijet për koncertin final, që do të mbahet të martën mbrëma (25 shtator), në kryeqytetin shqiptar, e që sipas paralajmërimeve të këngetares, do të jetë “i zjarrtë”.

 

Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se në koncertin përmbyllës do të ketë shumë befasi e të ftuar special.

Ajo që tashme dihet është se mysafir special për këtë mbrëmje do të jetë grupi i njohur i viteve të 90-ta, Gipsy Kings.
Sikurse edhe gjatë gjithë turneut, në koncertin eTiranës këngëtarja do të shoqërohet nga grupi “Etnon” e këngëtari Hekuran Krasniqi, si dhe dy anëtarët e Timbaland Production: reperi Brasco si dhe DJ zyrtar i Timbaland, Dj Freestyle Steve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here