Turit të koncerteve të këngëtares Bleona Qereti, në hapësirën mbarë shqiptare, i ka ardhur fundi, me koncertin e mbajtur në sheshin Nëna Terezë, në kryeqytetin shqiptar.

Pasi solli grupin e famshëm “Gipsy Kings” në Tiranë, Bleona ka udhëtuar drejt Evropës, duke u ndalur fillimisht në Venedik, për të kaluar çaste romantike me bashkëshortin e saj, Gani Bardha.

Por vetëm pak ditë i ka kaluar pa angazhime, pasi turneun promovues për albumin e parë në anglisht, Bleona e vazhdon me Gjermaninë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se po qëndron në Duseldorf, ku edhe zhvillohet koncerti i saj i rradhës.

Nuk janë dhënë detaje tjera, prandaj akoma nuk dihet nëse ky koncert do jetë vetëm për publikun shqiptar, apo do të jetë ndonjë organizim më i madh dedikuar edhe publikut gjerman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here