Këngëtarja e shqiptare Bleona Qereti, e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur në Shqipëri nga ku ka vendosur të fillojë promovimin e albumit të saj më të fundit.

Për realizimin e tij, Bleona ka patur një bashkëpunim edhe me një ndër emrat e njohur të muzikës, Timbaland, ndërsa këngë të tjera janë realizuar me ndihmën e artistëve të tjerë në Amerikë e Francë.

“Është një detyrim moral ndaj fansave të mi që më kanë mbështetur gjatë 20 viteve. Më ka marrë malli shumë për ta dhe duhet t’i respektoja me këtë tur. Jam shumë e emocionuar”, u shpreh këngëtarja. Në turin e saj veror, i cili do të fillojë nga Vlora, ku Bleona do të japë koncertin e saj të parë, këngëtarja simpatike do të shoqërohet nga dy DJ zyrtar të Timbaland: Dj Free Style dhe Brasco.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here