Këngëtarja Bleona Qereti, ka punuar shumë kohën e fundit për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe tani është drejt kurorëzimit të ëndrrës së saj.

Ajo ka përfunduar punët rreth albumit , ndërsa në axhendë është xhirimi i videos dhe turi mbarëbotëror që do të nisë me Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi.

“Këngët kanë përfunduar pothuajse të gjitha. Timbaland ka bërë 3 këngë, Rodney Jerkins (Darkchild) ka bërë 3 këngë dhe këngët e tjera janë realizuar nga Skydancers në Francë dhe Stopwaitgo në Iceland. Jam në prag të xhirimit të videos së parë, ” ka treguar Bleona per ”Gazeta shqiptare”.
Drejtori i videos do të jetë Ray Kay, që është i njohur për shumë videoklipe të realizuara, duke nisur nga Britney Spears deri tek Lady Gaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here