bleona-qereti-boutiqueNën titullin “Çelësi i suksesit është puna e madhe”, – Bleona tregon për gjithë rrugëtimin e saj për në Amerike dhe planet që ka për të ardhmen. Duke treguar në interviste se e pati të nevojshme të largohet nga Shqiperia pasi synonte tregun botëror muzikor. Bleona ka folur në intervistë edhe për miqësitë e saj me të famshmit e Hollywood-it. Duke u treguar e çilter dhe e drejtpërdrejtë, ka pohuar: “Une jam më e gjatë se të gjithë ata. Fqinja ime, Rihanna, më ka thënë se vendet ish-sovjetike janë vënde që i’a vlen të vizitohen dhe më ka përmendur kryeqytetin azer, Baku”, thotë këngëtarja në intervisten për revisten ruse “Boutique”.

Takimi i parë me Donald Trump: 

”Nga fundi i 2008, dhashë një koncert për Donald Trump,pas të cilit ai aq shumë e kishte pelqyer performancen time saqë erdhi më takoi dhe më pyeti se kush isha e si mund të më ndihmonte…Unë e pyeta “A mund të më prezantosh me Timbaland?” Donald u pergjigj “Kush është ky djalë? Do të thuash Justin Timberlake?’ dhe une i thashë, “Jo,jo! Timbaland – ai që shkruan këngë për Justin! Dua të takohem me të dhe të regjistroj albumin tim.” Donald filloi të qeshte me të madhe…”.

Ndryshimet midis Bleones dhe artistëve amerikane 

“Për mua si një person i lindur jashtë Amerikës, ishte më e veshtire sesa po të kisha lindur këtu. Por unë kam cilësi të tjera që ju mungojne artistëve amerikane – Jam gati për gjithçka, sepse unë jam nga Shqipëria dhe kam një kokë shqiptari mbi shpatulla. Kjo do të thotë që kurrë s’kam për t’u zmbrapsur nga rruga që kam zgjedhur.

Takimi i pare me Timbaland 

“Kur e pyeta nëse mund të prodhonte albumin tim, Timbaland nuk mund të më shqiptonte dot as emrin. “Si t’a thonë emrin? Bellona, Bellani, Belloni.” Pastaj shtoi: “Se pari, unë nuk bëj më albume, sepse tani është koha e këngëve dhe së dyti dhe po të bëja një album do e bëja për muziken e Justin Timberlake e jo për tënden!” U lëndova shumë nga ato që më tha dhe i’u përgjigja “Se pari, emri im është Bleona! Jo Bellani apo Belloni! Së dyti, do të  provoj të kundertën dhe do t’a kuptosh që nuk do të harxhosh kohë kot me mua.”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, duket se është ndjerë e lumtur që edhe Rusia është interesuar për të, saqe ka vendosur t’i falenderojë ata në gjuhen e tyre. Dhe e ka bërë këtë dy herë në profilin e saj në Twitter e mandej në Facebook.  Albaniac

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here