Bleona Qereti del nga spitali Këngëtarja shqiptare që tani një kohë të gjatë jeton në Amerikë, Bleona Qereti, mbrëmë ishte e sëmurë dhe kishte përfunduar në spital.

Por, tani ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagramit, ku tregon se ndihet mirë dhe është e gatshme për sfida të reja, transmeton Telegrafi.

“U ktheva në këmbët e mia, dhe tani jam gati për shoë, faleminderit nga të gjithë për mesazhet e ngrohtë”, është fjalia që ka shkruar ajo nën fotografinë e publikuar në Instagram.

Përndryshe, këngëtarja aktualisht është duke mbajtur disa koncerte në Shqipëri, ndërsa ka paralajmëruar se është duke përgatitur edhe projekte të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here