Bleona Qerreti tenton të futet në tregun amerikan me këngë në gjuhën angleze. Madje dhe faqen zyrtare personale www.bleonaqereti.com e ka realizuar në gjuhën angleze.

Ajo që të impresionon është se këngëtarja shprehet në Biografinë e saj si këngëtare se populli shqiptar e identifikon si Mbretëreshën e Pop, në Botë, Madonna.

Madje dhe festivalet shqiptare te zhvilluara ne Tirane ku kengetarja ka marre pjese, por ku nuk ka fituar asnjehere nje cmim te pare, ne faqen e internetit i ka cilesuar si “Grammy ne Europe”.

Gjithsesi, Bleona guxon dhe me qëndrimin në Amerikë pranë të dashurit shqiptar, po merret dhe me përfundimin e albumit të saj ne gjuhen angleze me te cilin mendohet te debutojë ne tregun muzikor amerikan.

Në faqen personale vërehen gjithashtu dhe foto, disa shumë të njohura për publikun shqiptar, kurse, disa që në i kemi vendosur dhe në galeri, janë më të rejat. /BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here