Bleona Qereti ka deklaruar në emisionin “Pasdite në Top Channel” se e gjithë zhurma e krijuar për deklaratat e saj në lidhje me prejardhjen shqiptare nuk është një strategji marketingu.

“Unë kam idenë se të gjithë strategjinë po e krijon media shqiptare”, është shprehur Bleona.

Duke folur për karrierën e saj në SHBA, këngëtarja ka theksuar se deri tani ka përfunduar gjashtë këngë të albumit të saj të ri.

“Unë kam përfunduar gjashtë këngë dhe në momentin që do të përfundojnë 12 këngë, do të zgjidhen se kush do të shkojnë për video”, ka deklaruar Bleona, e cila është shprehur e vendosur për të ndjekur ëndrrën e saj.

“Nuk jam kujtuar vonë për Amerikën. Amerika është një vend që nuk ka lidhje nga vjen, nuk është i rëndësishëm nacionaliteti, por personaliteti”, ka rrëfyer më tej këngëtarja shqiptare./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here