Edhe pse moti për fat ka qenë i ngrohtë, e ato ditët e ftohta u larguan, këngëtarët, kanë gjetur ku të shkojnë për ta ndjerë veten se po kalojnë dimër.
Borë, ski, oxhak, ushqim i mirë… Këtë duan të ndjejnë shumë nga këngëtarët të cilët ne i sjellim sot përmes fotove të veçanta në vendet malore.
Bleona Qerreti, këngëtarja simpatike që tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gani Bardhën, ka zgjedhur qytetin e Aspenit në Colorado, ku bashkë me të fejuarin e saj, kanë bërë pushimet dimërore.
Argëtimi i Bleonës, duket nga fotografitë, tek të cilat ajo ka dalë shpesh duke qeshur. Kjo nuk është hera e parë që Bleona bën ski, megjithatë nuk është skiatore profesioniste, por sërish përpiqet madje të bëjë edhe si cube kur është mbi ski.
Po kështu edhe Tuna Sejdiu ka zgjedhur Danimarkën për të prekur borën dhe dimrin e vërtetë, por këtë herë ajo ka bërë një zgjedhje të veçantë, duke vizituar artin që bëhet me akullin “Art on ice”. Mentor Haziri, lider i grupit Kthjellu, nuk është se ka rënë, ai thjesht është ulur për të rregulluar mirë veshjen e borës.

Kështu menduam ne kur e pamë, ndërsa miqtë e tij na thonë që u rrëzua duke skiuar, por çfarë të rëne se. Edhe Argentina Ramosaj, këngëtarja e re që tashmë po bën goxha bujë, preferon të vizitojë vende ku bie borë e po ashtu edhe Leonora Jakupi e cila bashkë me të ëmën po argëtohet në vendet malore, kufitare.
Bora që ra në Tiranë për 1 ditë është aq e fokusuar nga aparatet celuloidë, sa vështirë ta harrojë dikush zbardhjen e Tiranës. Të gjithë u përpoqën të fotografoheshin nën këtë çudi metereologjike, dhe një prej tyre është edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila bashkë me të motrën ka fokusuar këtë moment në Prishtinë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here