Bleona Qerreti ishte më tërheqësja për fotografët e shumtë në qilimin e kuq në Londër, ku ajo ishte në kuadër të ballos bamirëse “Grey Goose Winter Ball”, e cila organizohet nga këngëtari i famshëm anglez Elton John.

Bleona dukej magjepsëse me një fustan të kuq të bukur dhe ajo për një kohë të gjatë ishte në objektivin e fotoaparateve të shumtë, ndërsa edhe është intervistuar në tapetin e kuq të kësaj ngjarje.

“Grey Goose” është një shoqatë bamirëse e cila përmes fondeve të saj mundëson mbështetje për gratë dhe familjet që të janë të infektuara me virusin HIV/AIDS në Kamboxhia dhe Rusi, por gjithashtu ndihmon edhe personat me HIV në Britani të Madhe.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje, të gjithë nga bota e famës, japin donacione të ndryshme, si përmes donacioneve të drejtpërdrejta, ashtu edhe përmes marrjes pjesë në ankand, ndërsa darka në këtë ngjarje, paguhet duke filluar me një çmim prej 450 funtesh dhe të gjitha këto para të grumbulluara, shkojnë për shoqatën në fjalë.

Dhe këtë herë pjesë e kësaj ngjarje bamirëse, ishte edhe këngëtarja jonë e njohur, e cila ka dashur të jap kontributin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here