Bleona ndahet nga Ganiu pasi merr nënshtetësinë amerikane. Ky ka qenë lajmi që ka zënë vend në faqet e një reviste rozë, por që në të vërtetë nuk është më shumë se sa një thashethem i pabazë.

Në shkrim theksohet se këngëtarja e ka përdorur të shoqin vetëm për interes, sa për të fituar nënshtetësinë amerikane dhe me të fituar nënshtetësinë, sipas kësaj reviste, Bleona është ndarë menjëherë nga bashkëshorti.

Mirëpo, mesa duket bëhet fjalë thjesht për një tjetër skup mediatik. “Nuk e kuptoj se cili na paska qenë ky gazetar apo gazetare, që ka trilluar një histori të tillë. Mesa duket nevoja për të krijuar një skup mediatik e ka shtyrë të trillojë marrëzira, të cilat nuk kanë si të mos më prekin.

Unë vazhdoj akoma të jem e martuar me Ganin dhe mund të them që është një martesë e shëndoshë. Nuk di vërtet si t’ua mbush gazetarëve mendjen për këtë, por të paktën me rëndësi është që vetë jam e lumtur.”,- thotë Qereti për “Bluetooth”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here