Ajo ka ardhur të martën pasdite, pas orës 16:00, në Aeroportin e Prishtinës, natyrisht me avionin privat, për ta vizituar kryeqytetin e Kosovës.

Ndërsa së bashku me stafin e saj dhe mysafirët e ardhur nga Amerika, Bleona Qereti është akomoduar në hotelin e saj të preferuar, kur vjen në Prishtinë, për të parë nga afër se si po shkojnë përgatitjet për koncertin e saj, i cili do të mbahet më 8 shtator, në orën 21:00, në sheshin ‘Nëna Terezë”, ky natyrisht do të ketë mysafir grupin prishtinas, ‘Etnon” dhe Hekuran Krasniqin.

Ne siguruam nga fotografi Kastrio Zhugolli per portalin tone nje foto eskluzive ku shihet kengetarja se veshur me nje fustan te verdhe, anash qeni i saj dhe familja dhe shoqeruesit. Por a do të mbledhë Bleona mijëra persona, siç ndodhi në koncertet e saj nëpër Shqipëri, edhe në Kosovë?.

Por, këngëtarja vjen në një ditë me një tjetër yll botëror, siç është Rita Ora, gjë që fokusimi i medieve për të zbuluar diçka më tepër te kjo e fundit ndoshta do të jetë më i madh.Mesohet se te merkuren pasdite kengetarja do te kete nje konference per media ne Prishtine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here