Edhe pse konsiderohet si një këngëtare e pasur dhe me mjaft fitime në profesionin e muzikës, këtë vit nuk ka arritur të jetë e kënaqur me fitimet.

Ndonëse siç thotë edhe vetë Bleona Qereti për të qenë një këngëtare e suksesshme duhet të investosh mjaft shumë në projekte muzikore.

Andaj kjo është edhe njëra nga arsyet që Bleona këtë vit nuk ka arritur të fitoj shumë nëpër mbrëmjet dhe koncertet e saj muzikore.

“Të ju them të drejtën për dallim nga vitet e tjera, këtë vit nuk kam arritur të fitoj asgjë, sepse kuptohet që për të realizuar një projekt muzikor duhet një shpenzim i madh, andaj unë ndonëse këtë vit kam shpenzuar mjaft shumë në këngët e mia, nuk kam arritur të fitoj mjaft në mbrëmjet e koncertet e mia”, ka thënë ajo për “Zërin”. Edhe pse nuk ka arritur të fitoj, Bleona nuk ndjehet e zhgënjyer, sepse ka pasur mjaft shumë suksese në pjesëmarrjet e saj nëpër evenimente të ndryshme që janë mbajtur në SHBA. Ajo këtë vit e konsideron me fat dhe pa asnjë dështim.

“Këtë vit kam pasur mjaft shumë suksese, siç e dini tashmë janë të gjitha manifestimet këtu në të cilat kam qenë e pranishme. Dhe sigurisht përfundimi i albumit është njëri nga sukseset e mëdha. Sa për dështime nuk kam pasur. Ky vit ka qenë vetëm i mbarë dhe uroj që edhe vitin 2012 të mos kem asnjë dështim, por të eci vetëm përpara”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here