Këngëtarja Bleona Qereti, është rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh shkëputje dhe po promovon albumin e saj të ri në anglisht në disa qytete të Shqipërisë.

Mbrëmë ajo ka performuar në qytetin ku është rritur, Elbasan, pas koncerteve në Vlorë e Shkodër.

Vëmendja e madhe mediatike rreth rikthimit të saj, përveç të mirave dhe publicitetit që mund t’i sjellë, nuk duket të jetë aq pozitive për të. Kjo për faktin se mediat po interesohen shumë rreth të kaluarës së saj dhe disa ngjarjeve për të cilat këngëtarja ndoshta nuk është dhe aq e lumtur.

Kështu, duke bërë kërkime rreth Bleonës, Indeksonline ka rënë në gjurmë të një xhirimi, realizuar vite më parë, ku Bleona shihet duke kënduar serbisht, në rrugët e Gjermanisë. Asaj nuk i pengon as kamera që është e pranishme dhe vazhdon me interpretimin e këngës serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here