Turit të koncerteve të këngëtares Bleona Qereti, në hapësirën mbarë shqiptare, i ka ardhur fundi, por jo me një mbyllje si ajo e kishte dëshiruar.

Në sheshin “Nënë Tereza”, ku këngëtarja ka realizuar edhe koncertin e saj përmbyllës, nuk u përkrahë aq sa duhet nga publiku kryeqytetas, i cili mesa duket rezultoi më “indiferent”, në krahasim me qytetet e tjera. Edhe rrjetet sociale si Facebook apo Twitter, nuk kanë lenë pa komentuar koncertin e këngëtares Qereti.

Disa prej tyre e kanë cilësuar atë si një divë të muzikës shqiptare, disa të tjerë një dështim të saj të radhës, por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë qenë në dijeni të këtij eventi muzikor. Të enjten në mbrëmje bukuroshja e skenës shqiptare është fotografuar në një klubet e reja të Tiranës në prani të bashkëshortit të saj Ganiut. Ajo ishte veshur me një fustan të shkurtër me temina dhe ishte shoqëruar nga 4 bodigardë. Ajo është përshendur edhe me këngëtaren Valbona Mema, që mesa duket edhe nga foto është në formë shumë të mirë fizike. Këtë fakt ia vuri në dukje edhe vet Bleona, e cila e prezantoi me bashkëshortin e saj. Çifti ka qëndruar shumë afër njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë zërat për një ndarje mes tyre.

Koncerti i para disa ditëve në sheshin “Nënë Tereza”, zgjati për më shumë se dy orë dhe bukuroshja e skenës shqiptare, Bleona Qereti u ngjit disa herë në skenë, për të performuar këngët e albumit të saj në anglisht, për të cilin ajo ka bashkëpunuar me producentin amerikan Timbaland. Koncerti u hap nga këngëtari kosovar Hekuran Krasniqi, me të cilin këngëtarja ka bashkëpunuar për hitin e saj, “Mandarin”, pjesë e albumit “Boom Boom”.

Edhe në këtë koncert përmbyllës nuk mund të mungonte as grupi “Etno Ëngjuj”, të cilët e kanë shoqëruar Bleonën edhe në koncertet e tjera, Dj. Freestyle dhe për herë të parë erdhi në Tiranë edhe reperi amerikan, D.K. Më pas këngëtarja është ngjitur vet në skenë, duke kënduar jo vetëm këngët e repertorit e saj të ri, por edhe këngë shqiptare shumë të dashura për publikun. “Proud to be albanian”, (Krenarë që jam shqiptar), kënga që Grupi “Etno Engjujt” kanë realizuar disa vjet më parë ka ndezuar sheshin “Nënë Tereza”. E veshur me kostumin e stiluar posaçërisht për të me simbolet e flamurit tonë kombëtar, Bleona ka kënduar bashkë me djemtë e grupit.

Të ftuar special, siç raporton shqiptarja, në këtë event ka qenë edhe grupi francez ” The Gipsy King”, të cilët kanë performuar këngë nga repertori i tyre muzikor. Edhe pse francez grupi është i njohur për këngët e tyre latine, duke veçuar këtu këngën “Bamboleo”, “Volare” nel pinto del blu, etj. Por këngëtarja u ngjit në skenë me ta, me një nga këngët më të bukura të grupit “The Eagles”, “Hotel California”. Gjatë mbrëmjes së fundit në Shqipëri këngëtarja i dedikoi bashkëshortit të saj, edhe këngën ” Because you love me”, (Sepse me dashuron). i cili ishte i pranishëm në koncert. Turi i Bleonës ka nisur në fund të muajit gusht, me koncertin e saj në Vlorë për të vijuar më pas në Shkodër, Elbasan, Prishtinë e Tetovë. Nuk e dimë nëse këngëtarja do të largohet nga Shqipëria me avionin privat të miliarderit Haskel, me të cilin erdhi. Ajo ka kënduar për të në Afrikën e Jugut, për festat e fundit vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here