Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara.

Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin.

Ylli i muzikës shqiptare. Nga vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm amerikan Timbeland, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht.

Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timbeland t’i kthente një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i suksesshëm.

1 Koment

  1. Shume suksese Bleona. Te shpresojme qe nje shqiptare do te behet po aq e famshme sa Britney, JLo, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here