Fëmija është fryt i një dashurie Ndonjëherë ai vjen shpejt, e ndonjëherë vonë. Ndonjëherë planifikohet, e ndonjëherë vjen surprizë.

Nuk dimë cila nga këto dy rastet (e fundit) i përket çiftit Blendi dhe Nora Klosi, por e vërteta është që çifti i ri shumë shpejt do të bëhet me një fëmijë. Lajmi ka filluar të qarkullojë në rrethin e ngushtë të miqve të çiftit, të cilët duket se janë të lumtur për këtë lajm.

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi duket më euforiku në këtë rast dhe e pohon me kënaqësi faktin që do të bëhet baba, ndërsa bashkëshortja e tij, Nora nuk e pohon që është shtatzënë “Kur të jetë koha, do të duket nëse jam ose jo shtatzënë\”, – pohon Nora pa dhënë asnjë detaj më tepër rreth shtatzënisë së saj. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here