Blendi Fevziu shfaqet sportiv dhe trendi në Paris Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu këto ditë është duke qëndruar në kryeqytetin e Francës, Paris.

Pak ditë larg nga puna në emisionin “Opnion”, ka bërë që t’ia lejojë vetes që të kalojë disa ditë të mira pushimi në kryeqytetin francez, transmeton Telegrafi.

Ai ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar për çastet e këndshme që është duke kaluar atje.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë Instagram, prezantuesi shfaqet mjaft sportiv me një palë tuta në mes të Parisit.

Një xhup ngjyrë blu i errët me një orë të artë në dorë, janë detaji zbukurues që e bënë atë të duket i veçantë dhe me stil, edhe kur është me veshje sportive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here