Blendi Fevziu do të bëhet sërish babaPasi shpeshherë ai ka diskutuar në emisionin e tij edhe tema të gazetarisë rozë, kësaj here u bë vetë protagonist i një lajmi të bukur e jo pak të rëndësishëm për profilin tonë gazetaresk.

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, së shpejti do të bëhet sërish baba. Kemi zbuluar se prej disa muajsh, bashkëshortja e tij Ines është në pritje të ëmbël.

Një tjetër detaj që “Bluetooth” ka mësuar është edhe gjinia e bebes.

Familja Fevziu do të bëhet së shpejti me një tjetër vajzë. Me siguri ky lajm e ka gëzuar gazetarin, por do të gëzojë edhe ndjekësit e tij të shumtë. Ai pret të bëhet baba për herë të dytë pas më shumë se një dekade, pasi vajza e tij e parë Mishel është tashmë adoleshente. E po në adoleshencë ishte dhe nëna e Mishel kur u njoh për herë të parë me gazetarin, asokohe student 19-vjeçar. U desh të kalonin 10 vite që dy të rinjtë të takoheshin sërish e të dashuroheshin. Më pas erdhi bashkëjetesa, e familja u plotësua me lindjen e vajzës së parë.

Edhe kësaj here u desh të kalonte një tjetër dekadë për një tjetër ngjarje të rëndësishme. Kështu, 2015-ta shënon një vit të veçantë në kalendarin e jetës së gazetarit. Ines dhe Blendi Fevziu janë një çift karizmatik, të cilët shfaqen shpesh bashkë të buzëqeshur e të lumtur në evente të ndryshme.

Po aq të hapur kanë qenë ata ndër vite edhe me median, duke rrëfyer shpesh detaje të jetës së tyre. Pa dyshim, po kaq të hapur mendojmë se do të jenë edhe në këtë periudhë të gëzueshme. Ne i japim urimet tona, teksa do presim të kalojnë edhe disa muaj, për të njoftuar ardhjen në jetë të së voglës e për të tjera zbulime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here