Përveç festimit, aktorja ka qenë e pranishme edhe në prezantimin e “Warner Brothers” në “The Ceasars Palace” dhe ka shkëlqyer në tepihun e kuq.

Blejk kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë si lajtmotiv të mbrëmjes, ndërsa me fustan të shkurtër të gjithë vëmendjen e ka tërhequr te këmbët e saj. Me take të larta dhe me lëkurë të rrezitur, Blejk është dukur për mrekulli, sikur edhe një natë më parë, kur kishte shkëlqyer me veshje të kuqe.

Aktorja prej para pak kohësh është imazh mbrojtës i markës “Channel” është mjaft e lumtur dhe krenare për këtë gjë. Por, janë lajmëruar edhe kritikët, të cilët nuk mendojnë se ajo është zgjedhja e duhur për atë markë. Ata mendojnë se Blejk nuk është mjaft e sofistikuar dhe nuk e ka finesën të cilën e përfaqëson marka, kanë njoftuar mediat amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here