Ishte shkruar pak ditë më parë në gazetën “Tema” në Tiranë se prezantuesi shqiptar, Bledi Strakosha, përmes profilit të tij në “Facebook”, u ka dalë në mbrojtje të drejtave të homoseksualëve.

Kjo vinte derisa kishte parë në një emision për të rinjtë homoseksualë në Shqipëri, Strakosha ka reaguar duke shprehur habinë e tij për ata prindër që “ndonëse jetojnë në vitin 2012, thonë se nuk mund ta pranonin kurrë fëmijën e tyre homoseksual”.

Por në fund lajmi përfundonte me këtë fjali:“Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dalë në mbrojtje komunitetit homoseksual, ndërsa faqet e thashethemeve në Shqipëri spekulojnë se ai është në lidhje me stilistin Joni Peci’. Dhe, për këtë Bledi ka ngritur një padi ndaj gazetarit dhe kësaj gazetë duke e quajtur “Shpifje” ndaj tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here