Black Eyed PeasGrupi Black Eyed Peas kanë rimarrë numrin një në top listën britanike të singlave, me hiti “I Gotta Feeling”.

Ata u mbrapsën nga pozita e parë javën e kaluar nga singli i Tinchy Stryder, “Never Leave You”, por tash e kanë rikthyer pozitën e tyre, duke e shkelmuar reperin në pozitë të dytë.

Dj skocez, Calvin Harris, ka marrë pozitën e tretë në listë me “Ready for the Weekend”, derisa rikthimi i Peter Andre, singli “Behind Closed Doors”, debutoi në pozitën e katërt. Ndërkohë Beyonce mbyll top pesëshin me singlin “Sweet Dreams”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here